Lajme

Cila është më e shëndetshme, dieta MESDHETARE apo KETO? Flasin dietologët…

By vizional

December 18, 2021

Sipas nutricionistes Keri Glassman, një dietë me të vërtetë ketogjenike është shumë e vështirë për shumicën e njerëzve që t’i përmbahen afatgjatë dhe ajo “nuk do ta rekomandonte atë për shumicën e njerëzve”. Dhe, siç shpjegon ajo, një dobësi kryesore është, “periudha fillestare e dietës gjatë së cilës trupi juaj po përshtatet me ekzistencën e re pa karbohidrate dhe simptoma si lodhja, të ndjerit konfuz, dhe të vjella janë të zakonshme”. Për shkak se është kaq kufizuese, shpjegon dietologia e Mjekësisë Northëestern, Michelle Gomez, mund të çojë në ushqim të çrregullt dhe shqetësime psikologjike në planin afatgjatë. Dhe sipas dietologut Zhaoping, “dietat me pak karbohidrate janë lidhur me rritjen e vdekshmërisë”, ndërsa provat afatgjata të përfitimeve të tyre mungojnë. Plus, siç shpjegon dietologia e Mjekësisë në Universitetin e Çikagos, Mary Condon, konsumimi i sasive të mëdha të yndyrave të ngopura “mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës”.

 

Nga ana tjetër, dieta mesdhetare konsiderohet gjerësisht si një mënyrë e qëndrueshme dhe e shëndetshme për tu ushqyer. Një studim i vitit 2019 në revistën e Kërkimeve të Shoqatës Amerikane të Zemrës doli në përfundimin se “përputhja më e mirë me dietën tradicionale [dietë mesdhetare] lidhet me rezultate më të mira të shëndetit kardiovaskular, duke përfshirë reduktime domethënëse klinikisht në shkallën e sëmundjeve koronare të zemrës, goditjeve ishemike dhe sëmundjeve kardiovaskulare”. Aktualisht renditet e para në SHBA.

 

 

 

Kur bëhet fjalë për dietën KETO vs. MESDHETARE, fituesja është e qartë: dieta mesdhetare ka vërtetuar përfitime për shëndetin e zemrës dhe jetëgjatësinë e përgjithshme, dhe megjithëse dieta KETO mund të japi rezultat në humbjen e peshës, nuk është një plan i mirë ushqimor për shëndetin afatgjatë.