Cikalleshi tranferohet në ekipin e ri

Cikalleshi tranferohet në ekipin e ri

372
0

Futbollisti i kombëtares sonë, Sokol Cikalleshi do të rikthehet të luajë në Superligën turke.

Sulmuesi 30-vjeçar ka nënshkruar me skuadrën e Konyasporit pas një sezoni të mirë tek Akhisarspor vitin e kaluar.

Nuk janë bërë të ditur detajet financiare të transferimit të tij por mesa duket ai ka mbetur i kënaqur duke marrë parasysh se kishte oferta nga disa klube të tjera.

Cikalleshi luan në Turqi prej vitit 2017 kur u transferua nga kroatët e RNK Split.