Aktualitet

Çifti i ri ‘braktis’ dasmën, nusja me vello shkon të votojë në Gramsh

By vizional

June 30, 2019

Ashtu si në zgjedhjet e viteve të kaluara edhe në ato të ditës së sotme një çift ka shkuar të votojë në ditën e tyre të dasmës. Cifti ka votuar në Gramsh dhe të dy janë me profesion mjekë.

 

Siç shihet edhe nga fotoja, nusja e veshur me fustan të bardhë dhe dhëndrri me kostum kanë hedhur votën e tyre për kandidatin e Gramshit.

 

Çifti i ri është shfaqur mjaft i gëzuar që ka mundur të zgjedhë edhe në ditën e tyre të dasmës.

Pas kësaj nusja dhe dhëndrri janë kthyer për të vijuar me ceremoninë martesore.