Çifti Donald-Trixa ‘fut në sherr’ Sarën dhe PM: Ai ka ngecur me...

Çifti Donald-Trixa ‘fut në sherr’ Sarën dhe PM: Ai ka ngecur me mua

274
0

Marrëdhënia mes Sarës dhe Dj PM vazhdon të ketë luhatje të vazhdueshme dhe herë pas here nuk mungojnë as zënkat. Shkak këtë herë janë bërë disa keqkuptime. Pajtimi nuk e ka pritur mirë një deklaratë të Sarës, ndërsa kjo e fundit është kapur pas krahasimit që ai bëri. PM tha se do donte që ata të ishin më shumë si Beatrix dhe Donaldi dhe Sarah nuk e pëlqeu këtë krahasim.

“Më vjen keq që ty të paska qëlluar femra e gabuar”, i është kthyer ajo.

Pajtimi nuk e pëlqeu shakanë dhe ka reaguar i revoltuar. Po ashtu ka reaguar edhe Sarah e cila u shpreh se PM ka ngecur me të.

“S’ka faj PM jo. Se kur bën shaka PM duhet t’i pranosh të gjitha, t’i mbash në krah. Ndërsa, kur bëj shaka unë qenkan shumë të rënda dhe sidomos kur shakatë e mia kanë të bëjnë me një mashkull. Dhe këtu pastaj fillojmë dhe me krahasimet. Po e kam thënë njëherë, e thashë tani dhe po e ripërsërisë: më vjen keq që PM ka shprehu interes para se të hynte për mua dhe kur hyri këtu Brenda ngeci me mua. Më vjen shumë keq”, tha ajo.

“Dhe po të pëlqeu marrëdhënie e Trixës me Donaldin ik rri me këto të dy. Ngjituni të tre”, vazhdoi Sarah e revoltuar.

Shperndaje