Lajme

Çifti Donald-Beatrix “ndan” Flori Mumajesin nga ndjekësit e tij! Ja reagimet e fansave pasi këngëtari publikoi një video të konkurrentëve të BBV

By vizional

December 06, 2021

Këngëtari Flori Mumajesi ka postuar në Instagram një video nga dyshja Donald dhe Beatrix teksa putheshin dhe në sfond ishte kënga e tij.

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer disa prej ndjekësve të tij, duke e parë në formë përkrahjeje marrëdhënien e krijuar mes dy konkurrentëve të Big Brother Vip.

Një pjesë e tyre kanë reaguar. Një ndër ndjekësit i ka thënë se nga ky moment nuk do e ndjekë më. Flori duket të mos e çan kokën për këtë pjesë duke e falënderuar për këtë “unfolloë” ndjekësit, bisedë të cilën e ka ndarë në Instagram dhe për t’u treguar në një farë mënyrë gjithë të tjerëve që do i çonin të njëjtin mesazh, do të merrnin prej tij të njëjtin reagim.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Flori Mumajesi dhe Anxhelina Hadërgjonaj (kusherira e Beatrix Ramosaj) prej kohësh na kishin paralajmëruar për një bashkëpunim dhe sot pritja mori fund. Dhe artistët kanë sjellë jo një, por dy këngë në një me titull “Anash & Doja”. Ky është bashkëpunimi i tyre i parë dhe rikthen Flori Mumajesi pas ‘Nina’, që u publikua gjatë kësaj vere.