Çifti anglez, fiksohet me muzikën shqiptare dhe e bën atë virale

Çifti anglez, fiksohet me muzikën shqiptare dhe e bën atë virale

941
0

Videot e tyre kapin mbi 100.000 shikues, dhe vitin e fundit çifti mesa shihet është ndalur tek muzika shqiptare.

 

Një çift anglez i cili është shumë i njohur në botën virale të internetit, ku numërojnë me mijëra ndjeksa në instagram, si dhe posedojnë një kanal në youtube, mesa duket është fiksuar më muzikën  e vendit tonë.

 

Në kanalet e tyre në youtube të quajtura ‘ Babatunde Ogunsina’ i djalit, dhe ‘ ShadeyBangs’ i vajzës, ata postojnë këngë të vendeve të ndryshme në botë, dhe reagimet e mendimet e tyre për to.

 

Videot e tyre kapin mbi 100.000 shikues, dhe vitin e fundit çifti mesa shihet është ndalur tek muzika shqiptare.

 

Ata shihet se e pëlqejnë shumë muzikën tonë, dhe kanë krijuar video të ndryshme ku krijojnë sfida midis muzikës shqiptare, dhe asaj greke, serbe, angelze, amerikane e kështu me rradhe, ku ata i dëgjojnë këto këngë, e më pas vendosin se cili vend prodhon muzikën më të bukur.

 

 

 

 

Pothuajse në të tëra sfidat, çifti anglez përzgjedh si fitues muzikën shqiptare.

 

Kjo ka bërë që ata të kenë një numër të madh komentesh dhe fansash shqiptarë, muajin e kaluar çifti tha se dëshironte që të vizitonte shqipërinë, pasi gjuha shqipe i’u dukej si një nga gjuhët më të bukura në botë.