Çiftet qe nuk bejne seks, probleme te renda shendeti

Çiftet qe nuk bejne seks, probleme te renda shendeti

876
0

 Të gjithë ato çifte, që nuk bëjnë seks kanë probleme shumë më të rënda sesa mund të duket në pamje të parë. Këtë e pohon Sue McGarvie, seksologe e Universitetit të Ottawas, sipas të cilës zotërimi i një jete të shëndoshë seksuale përmirëson shëndetin e përgjithshëm të çiftit. Ndërsa në të kundërt, një nivel i ulët i epshit, është tregues i parë i pranisë së problemeve, ndonjëherë edhe të rënda, midis çiftit.

Ndryshe nga sa mund të mendohet, rënia e dëshirës është një problematikë që prek shumë çifte dhe thuajse gjithmonë prapa saj fshihen probleme shumë më serioze. “Seksi është sinjali yt i parakohshëm i alarmit”, pohon në lidhje me këtë McGarvie. Nuk është rastësi që seksologjia, në përballimin e problemeve të rënies së dëshirës mashkullore, ka hasur praninë e njëkohësishme të diabetit të tipit 2. Një rënie e dëshirës te meshkujt mund të jetë tregues edhe për sëmundjet kardiake, të problemeve me prostatën, apo të mosfunksionimit të duhur hormonal.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për gratë. Sipas McGarvie, në bazën e rënies së dëshirës femërore duket se qëndrojnë probleme gastrointestinale, alergji të moderuara apo të rënda, apo edhe intoleranca ushqimore. “Ndodh shpesh që nuk duan t’u mohojnë seksin partnerit me vullnetin e tyre – shpjegon McGarvie -. Jo se nuk e duan. Por për disa gra, seksi është si pica. Nëse nuk kanë uri, ngrënia e saj kthehet në një punë…”. Për këtë arsye, seksologjia është e mendimit që si gratë, edhe burrat duhet të punojnë mbi intimitetin e tyre, duke e lajmëruar mjekun për probleme të mundshme. Po, sepse prapa mungesës së dëshirës seksuale mund të fshihet një “vrasës i heshtur”!