Champions League/ Bayern nuk e diskuton Barcelonën, Chelsea i falet Lukakut, Juventus...

Champions League/ Bayern nuk e diskuton Barcelonën, Chelsea i falet Lukakut, Juventus ‘rigjen’ veten

430
0

Champions League ka hapur siparin me ndeshjet e javës së parë në grupe.  Bayern Munchen ka mposhtur 3-0 Barcelonën në “Camp Nou”. Bavarezët nuk i kanë diskutuar katalanasit teksa golat u shënuan nga Muller dhe dy nga Lewandowski. Nga ana tjetër kampionët në fuqi, Chelsea kanë fituar me vështirësi ndaj Zenit, Goli i vetëm u shënua nga Romelu Lukaku në pjesën e dytë. Juventus ka rigjetur veten në Europë me fitoren 0-3 në Suedi ndaj Malmos. Golat për italianët i shënuan Alex Sandro, Dybala me penallti dhe Morata. Ndërkohë interesante ishte dhe sfida mes Villareal dhe Atalantës që përfundoi 2-2. Dy herë kaluan spanjollët në avantazh, por të besuarit e Gasperinit u përgjigjën me të njëjtën monedhë. Në sfidat e tjera, Dynamo Kiev arriti një fitore të rëndësishme në fund 1-0 ndaj Benficas kurse Lille-Wolfsburg 0-0.