Çfarë të bëni për ta kaluar traumën që ju la tërmeti!

Çfarë të bëni për ta kaluar traumën që ju la tërmeti!

479
0

 

Tërmeti i 26 nëntorit përveçse mori 51 jetë, lëndoi qindra dhe dëmtoi mijëra banesa, i la njerëzit me trauma dhe ankth. Megjithëse ka kaluar më shumë se një javë, njerëzit ende kanë frikë të shkojnë në shtëpi, të rrinë rehat aty, apo janë bërë me fiksime se një tjetër tërmeti i madh do të bjerë.

Por çfarë të bëjmë për të kaluar këtë traumë dhe të ndihemi më mirë me veten? Ndiqni këshillat e Megi Kociajt, e cila ka përfunduar studimet për neuroshkencë në Londër!

1. Jepi vetes kohë⁣!

Ke nevojë për kohë – javë apo muaj – që te pranosh çfarë ka ndodh dhe të mësosh të jetosh me të. Jepi vetes kohë të mbash zi për çfarë apo ke mund të kesh humbur. ⁣

2. Zbulo çfarë ka ndodhur⁣!

Është më mirë të përballemi me realitetin sesa te krijojmë skenarët tonë për çfarë mund te ketë ndodhur. Informohu për mënyrën sesi tërmetet funksionojnë dhe natyrën e tyre të pashmangshme.⁣

3. Përfshihu me të tjerët!⁣

Kalo kohë me ata që kanë kaluar te njëjtën gjë. Veçanërisht duke vullnetarizuar apo qenë pjesë aktive e komunitetit real apo virtual. ⁣


4. Kërko ndihmë!

Mund të të falë ndjesi lehtësimi po te flasësh për çfarë ka ndodhur. Mund të flisni me miqtë a familjen, por merrni parasysh që dhe atyre mund t’u duhet kohe t’ju dëgjojnë a kuptojnë. ⁣

5. Merr kohë për veten⁣!

Kalo pak kohë me veten apo vetëm me ata që i ke shumë të afërt. ⁣

6. Fol për përjetimin⁣!

Pak nga pak, lëre veten të mendosh për këtë traumë që ke përjetuar dhe diskutoje me të tjerët. Mos ki merak nëse fillon te qash, është shume e natyrshme dhe shpesh ndihmon. Merri gjera me ritmin qe te përshtatet dhe je rehat. ⁣


7. Riktheju rutinës⁣!

Edhe nëse nuk te hahet p.sh, fillo te konsumosh vakte të rregullta. Mos lër pasdore aktivitetin fizik gjithashtu. Fillo ngadalë, nuk të ndjek njeri. ⁣

8. Bëj gjera ‘normale’ me të tjerët⁣!

Jo gjithë kohës do të duash te flasësh për çfarë ka ndodhur. Është pjese e shërimit nga një traume kur merremi me gjera te tjera argëtuese. ⁣

9. Kujdesu për veten!⁣

Pas një traume, numri i aksidenteve rritet. Ki kujdes gjate ditës apo kur je në makinë. ⁣/K.C/dritare.net