
Diskutimet në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste zgjatën për disa orë. Por në përfundim të saj, teksa zbrisnin shkallët e Kryesisë së Kuvendit janë fotografuar nga LSA disa eksponentë e figura të njohura të kësaj force. Zv.kryeministri Erion Braçe është fotografuar teksa përqafohej e diskutonte me Eglantina Gjermenin. E qeshur ka dalë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Po ndryshe nga ta është shfaqur ministri për Diasporën, Pandeli Majko.
Ai është parë disi i ngrysur pas mbledhjes. Seriozitetin e mbledhjes e ka ruajtur edhe jashtë edhe vetë kryeministri Rama. Kujtojmë që sot gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Rama foli për marrëdhëniet e Shqipërisë me Francën dhe Gjermaninë.
Rama madje shtoi faktin se Gjermania do të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë për integrimin e vendit në BE.