Showbizz

Çfarë po ndodh në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’? Mbërrin një zarf, komunikohet dënimi i papritur nga ‘Vëllai i Madh’

By vizional

January 18, 2022

 

Brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, higjiena është kthyer në një problem serioz.

Për t’i nxitur drejt rregullit, pastërtisë dhe sistemimit ‘’Vëllai i Madh’’ ka vendosur të paralajmërojë banorët.

Ata dënohen të lajnë me dorë të gjitha rrobat që ndodhen në lavanderi, gjithashtu të pastrojnë kuzhinën pas çdo vakti dhe verandën para së të shtrihen për të fjetur. Në rast shkelje të këtyre kërkesave ‘’Vëllai i Madh’’ lajmëron se do të merren masa.