Opozita është e bindur se deri nesër do t’i sigurojë 61 vota, edhe me ndihmën e deputetëve të koalicionit, që kjo Qeveri të bjerë përfundimisht. Opozitarët kanë treguar se që nga e dita e enjte, kur ky mocion u procedua për në Kuvend, ata kanë pasur takime të shumta me deputetët edhe të koalicionit për të siguruar votën e tyre. Zyrtarët e partive në opozitë kanë thënë se kjo Qeveri dhe ky koalicion po numëron momentet e saj të fundit. Ndërkohë deputetët e PDK-së, të cilët kanë përkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, kanë thënë se shpresojnë se krerët e partive të koalicionit të arrijnë një marrëveshje para votimit të mocionit. Për një marrëveshje në mes të koalicionit janë shprehur edhe analistët kosovarë.
Çfarë po ndodh në Kosovë…a bie nesër Qeveria “Mustafa”
