Çfarë po ndodh mes tyre? Flori Mumajesi poston fotografinë e Fifit

Çfarë po ndodh mes tyre? Flori Mumajesi poston fotografinë e Fifit

417
0

Disa postime të ëmbla kanë bërë Fifi dhe Flori për njëri-tjetrin. Fansat janë munduar të ‘përçajnë’ artistët, që kanë qenë në konkurrencë në Këngën Magjike. Pas fitores së Florit, ata që kanë menduar se kënga e Fifit me MC Kreshën kanë merituar të marrin çmimin e parë kanë pritur që inati të krijohet edhe mes artistëve. Por, e kundërta po ndodh. Flori sapo publikoi një fotografi të Fifit duke qeshur, ndërsa ka bërë një zemër me të cilën e krahason qeshjen e këngëtares. Edhe Fifi ia ka kthyer, duke i thënë se kjo e qeshur është vetëm për të. Fjalë kaq të ëmbla nuk jemi mësuar të shohim mes artistëve tani, ndërsa tashmë dihet se dyshja kanë punuar bashkë në një projekt, për të cilin ende nuk dihet nëse do t’i sjell dyshen bashkë edhe në këngë.