Disa nga njerëzit më të famshëm në botë, jetojnë me besimin se të shkuarit në herët në shtrat dhe zgjimi herët në mëngjes, ka ndryshuar shumë gjëra në jetën e tyre dhe kjo sigurisht për më mirë. Po cilat janë disa nga përfitimet e këtij ritmi? Kur të gjithë janë zgjuar, jeta mund të jetë e mbushur plot me gjëra që ju shpërqendrojnë. Një shembull mund të jenë fëmijët që kërkojnë vëmendjen tuaj, një telefonatë nga një kolege pune apo angazhime të tjera që duket se vijnë menjëherë dhe ju e gjeni vetem duke u përpjekur të përfundoni shumë gjëra në pak kohë. Zgjimi herët ju lejon të përfundoni punët tuaja duke i anashkaluar të gjitha këto. Kjo mund t’ju lejojë të keni një ndjesi më të madhe të arritjes. Studimet kanë treguar se ndjenja e realizimit të objektivave tuaja, qoftë edhe ato më të voglat, mund të kontribuojë në një ndjenjë të mirëqenieje me kalimin e kohës.
Të ndihesh mirë me veten natyrisht do ta bëjë rrugën drejt suksesit shumë më të lehtë. Por zgjimi herët luan një rol më të madh se kaq. Sipas disa hulumtimeve, njerëzit që zgjohen më herët priren të jenë më produktivë dhe e gjithë kjo mund të çojë në më shumë sukses. Të ngrihesh herët gjithashtu të jep një paraqitje të shkurtër të botës që nuk e shihni zakonisht në një orar të mëvonshëm.
Vesa herët në mëngjes, mjegulla mbi qytet ndërsa dielli lind, qetësia kur kaloni në një rrugë pa njerëz dhe makina.
Ju mund të shijoni këtë ndjenjë të të pasurit të botës vetëm për veten tuaj, që është padyshim një përfitim i çmuar.
Nëse ju nuk dëshironi të sakrifikoni gjumin tuaj dhe të zgjoheni herët, nuk keni përse ta detyroni veten me zor për të bërë të kundërtën.
Dihet mirë se kjo mund të çojë në shtim në peshë, ankth, përqendrim të ulët, presion të lartë të gjakut dhe nervozizëm.
Bëni çmos për të gjetur ritmet natyrale të trupit tuaj për zgjimin dhe gjumin.
Merrni kohën që ju duhet për të kuptuar se çfarë është më mirë për ju. Qëndroni të shëndetshëm dhe bëni atë që është më e mira për ju.