Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët nëse goditemi nga kometat…

Çfarë paralajmërojnë shkencëtarët nëse goditemi nga kometat…

221
0

Nëse papritmas vërehet ndonjë asteroid, apo kometë, duke ardhur në drejtim të Tokës, atëherë njerëzimi do të ishte plotësisht i papërgatitur, thotë një shkencëtar i NASA-s. “Problemi më i madh është se nuk mund të bëjmë thuajse asgjë në një rast të tillë”, thotë Joseph Nat, i cili punon në Qendrën “Godard” për fluturime hapësinore. Në takimin vjetor të gjeofizikanëve, ai tërhoqi vërejtjen se zhdukjet masive ndodhin çdo 50 deri 60 milionë vjet. “Mund të thuhet se një gjë e tillë tanimë është dashur të ndodhte, por një gjë e tillë nuk mund të parashikohet”, thotë ai. Toka tanimë ishte e rrezikuar në vitin 1996, kur kometa Shoemaker-Levy kishte goditur Jupiterin. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në vitin 2014, kur kometa kaloi tepër afër Marsit.

loading...