HI TECH

Çfarë ndodh kur skedarë dhe fotografi fshihen nga kompjuteri juaj?

By publialb1

September 22, 2016

Kur ju fshini një skedar në kompjuter, ju ndoshta mendoni se është zhdukur përgjithmonë, por kjo nuk është e vërtetë. Fshirja e një skedari vetëm heq etiketën që i “thotë” kompjuterit se skedari apo fotografia janë aty. Të gjitha të dhënat që kanë qenë pjesë e dosjes janë ende diku në hard diskun tuaj. Është pak a shumë si të heqësh kopertinën e një libri, por duke i lënë të gjitha faqet – libri mund të ketë ikur, por informacioni është ende aty. Skedari apo fotografia mund të fshihen përfundimisht, vetëm kur kompjuteri ruan diçka të re, aty ku më parë në disk ka qenë skedari i vjetër. /bota.al