Lajme

Çfarë “meraku” ka mamaja e Elgit Dodës për Klea Hutën?

By vizional

July 08, 2019

Elgiti dhe Klea janë padyshim ndër dyshet më simpatike të showbizit shqiptar dhe fansat e tyre të përbashkët janë gjithnjë në kërkim të lajmeve të reja prej tyre.

Nisur edhe nga kurioziteti që të gjithë kanë, Klea Huta e ftuar në “E diell” ka rrëfyer disa detaje lidhur me marrëdhënien e tyre.

Gjatë intervistës në rubrikën “Këndi i së vërtetës”, Klea tregoi se njëri-tjetrit ata i thërrasin me përkëdheli “beb”, që për punët e shtëpisë kujdeset ajo, që e kanë gati bashkëpunimin e tyre në muzikë dhe presin ta bëjnë publike, që mes këngës, prezantimit dhe aktrimit ajo do të donte të përmirësohej paksa në këndim. Këtu, “erdhën” menjëherë edhe pyetjet lidhur me ‘vjehrrën’ e saj, mamanë e Elgitit.

Pyetja që iu bë Kleas ishte: “Çfarë kritike ka vjehrra ndaj saj dhe mamaja e Kleas për Elgitin?” dhe Klea u përgjigj duke qeshur: “Vjehrra më thotë që të bëj më shumë emisione ndërsa mamaja ime i thotë Elgitit të bëjë më shumë këngë” – përfundoi ajo.

Mesa duket, për mamanë e Elgitit, fusha ku e sheh më mirë Klean është pikërisht prezantimi dhe në fakt na ka munguar Klea në ekran. Besojmë se rikthimi i saj nuk do të vonojë shumë gjatë.