HOROSKOPI

Çfarë karakteristikash fizike ka shenja e Virgjëreshës?

By admin

May 03, 2020

Si mund ta dallojmë një njeri të kësaj shenje? Cilat janë karakteristikat e veçanta të Virgjëreshës?

Trupi: Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës priren të kenë fizik të mrekullueshëm dhe ata dinë të kujdesen shumë mirë për veten e tyre. Por, këmbët kanë tendencën të jenë të vogla dhe kur ecin i fusin majat e këmbëve brenda, prandaj ata kanë një ecje karakteristike.

Çfarë karakteristikash fizike ka shenja e Virgjëreshës?

Burri Virgjëreshë:

Burrat e kësaj shenje kanë fizik të brishtë që do të thotë, shpatulla të vogla. Gjithsesi kjo nuk përjashton mundësinë që një burrë i kësaj shenje, ndonëse jo shumë i gjatë të ketë trup të formuar dhe të plotë. Ata karakterizohen nga gishtërinj të hollë, flokë të dendur (që bien me kalimin e kohës) dhe hundë të gjatë. Kanë sy të shndërritshëm dhe plot jetë.

Çfarë karakteristikash fizike ka shenja e Virgjëreshës?

Gruaja Virgjëreshë:

Femra e Virgjëreshës zhvillohet fizikisht më vonë se moshataret. Trupi dhe këmbët janë të holla, kurse supet e rënë. Ato kanë një formë ovale fytyre dhe sy në formë bajameje. Zakonisht, karakterizohen nga një hundë e gjatë dhe buzëqeshje e madhe.

Credits /anabelmagazine.com