Lajme

Çfarë i ndodh trupit tonë, në rast se pijmë përditë kafe?

By vizional

December 07, 2021

Aroma e kafesë është diçka magjike, është parfumi që na zgjon çdo mëngjes. Shumë persona thonë se e kanë të pamundur ta nisin ditën pa pirë një kafe, jo vetëm për t’u zgjuar, por edhe për t’u ndjerë më energjikë. Por a e dini se çfarë i ndodh trupit tonë, kur pijmë kafe çdo ditë?

 

  1. Kafja të bën më inteligjent.

Studimet kanë treguar se kafja ndihmon në përmirësimin e vëmendjes dhe përqendrimit. Kërkuesit në “Universitetin e Barcelonës” kanë treguar se truri punon në mënyrë më efikase, nëse konsumohet kafeinë dhe sheqer bashkë.

 

  1. Të bën më të lumtur.

Të pish kafe në mëngjes të jep energji dhe të ndihmon të zgjohesh, por a e dinit se të bën edhe më të lumtur? Të pish shumë kafe në ditë redukton riskun për depresion, si dhe të bën më të lumtur si pasojë e antioksidantëve që përmban kafja.

 

  1. Redukton riskun për diabet.

Një studim ka treguar se personat që pijnë deri në 7 kafe në ditë, kanë një rrezik më të reduktuar, me rreth 50% krahasuar me ata që nuk pijnë fare kafe përgjatë ditës.

 

  1. Të mbron nga Alzhaimeri.

Shkencëtarët italianë besojnë se kanë arritur të zbulojnë sasinë e duhur të kafesë që mund të konsumohet për të parandaluar demencën. Një kafe në ditë parandalon Alzhaimerin, nuk nevojitet asnjë kafe më tepër. Madje ata kanë thënë se konsumimi i një doze më të lartë kafeje, shton rrezikon për insuficiencë konjitive. Ata zbuluan se kafeina nuk e parandalon demencën, ajo arrin ta frenojë atë.

 

  1. Redukton riskun për sëmundje kardiake.

Nëse shqetësoheni për zemrën tuaj, ndoshta duhet të nisni të konsumoni të paktën një filxhan kafe në ditë. Studime të shumta tregojnë se ka një marrëdhënie të ngushtë mes aritmive kardiake dge konsumimit të kafesë. Studimi i publikuar në JAÇ: “Elektrofiziologjia klinike”, ka treguar se personat që konsumonin kafe rregullisht, kishin një risk shumë më të ulët për të bërë aritmi (fibrilacion atrial), krahasuar me ata që nuk konsumonin kafe për të njëjtat grupmosha.

 

  1. Mbron nga Parkinsoni.

Është tashmë e ditur se kafja të mbron nga Parkinsoni. Shkencëtarët e “Universitetit të Linkoping” kanë zbuluar një variant gjenetik që ofron mbrojtje për Parkinsonin, sidomos nëse konsumohet shumë kafe.

 

  1. Të bën më miqësor.

Studiuesit amerikanë kanë realizuar një eksperiment me një grup pjesëmarrësish. U kanë ofruar atyre një filxhan me kafe të ngrohtë, si dhe një pije freskuese. Rezultati ishte se personat që zgjodhën kafenë, në vend të pijes freskuese, ishin shumë më miqësorë me personat përreth.

 

  1. Mund të ofrojë mbrojtje nga kanceri.

Disa studime sugjerojnë se kafja mund të reduktojë riskun për kancer. Për shembull, femrat që pijnë mbi 4 filxhanë kafe në ditë, kanë 22% më pak mundësi për të vuajtur nga kanceri i uterusit, krahasuar me ato që nuk pijnë kafe.

 

  1. Kafja mund të mbrojë mëlçinë.

Studiuesit kanë treguar se disa filxhanë kafe në ditë bëjnë një diferencë të madhe tek personat që vuajnë nga cirroza. Në 9 studime të ndryshme me rreth 450.000 pjesëmarrës, është arritur në përfundimin se konsumuesit e kafesë mund të evitojnë cirrozën, sidomos tek ata që konsumojnë alkool.