Me afrimin e verës, udhëtimet me avion në vende të ndryshme të botës për disa persona bëhen më të shpeshta. Por e keni menduar ndonjëherë ose e keni ndjerë më saktë se çfarë i ndodh trupit tuaj kur udhëtoni me avion? Më poshtë mund të mësoni më saktësisht se çfarë i ndodh trupit tuaj kur udhëtoni me avion.
Këmbët tuaja fryhen
Mungesa e levizjes së këmbëve për njën kohë të gjatë mund të çojë në mpirtje ose fryrje të tyre.
Shija juaj për ushqimin ndryshon
Shkencëtarët kanë zbuluan se zonat e trurit përgjegjëse për preferencat e shijes funksionojnë ndryshe gjatë fluturimit.
Do mbani një erë të keqe të gojës
Dehidratimi i shkakton trupin tonë më pak pështymë, duke çuar në rritjen aktive të baktereve dhe, rrjedhimisht, do mbani një erë të keqe në gojë.Ju mund ta shmangni këtë duke ngrënë një vakt të shëndetshëm para fluturimit dhe të përtypni më pas çëmçakëz.
Keni probleme me lëkurën
Dehidratimi gjithashtu shkakton probleme të lëkurës dhe puçrra fytyre. Ju këshillojmë të merrnidisa kremra hidratues për të qëndruar të sigurt.
Keni dhimbje veshësh
Zhurmat në avion do ju shkaktojnë dhimbje veshësh. Një palë kufje ndoshta jo jeni zgjidhja që jut ë mos I dëgjoni aq shumë zhurmat.
Ju bëheni më nervoz
Edhe ata që nuk kanë frikë nga fluturimi mund të bëhen nervoz dhe aspakt në humor. Arsyeja është e thjeshtë: ne nuk jemi në kontroll të sigurisë sonë, dhe kjo na bën të shqetësuar. Një libër apo film interesant ose gjumë i shëndoshë do t’ju ndihmojë të përballeni me këtë.