Lajme

Çfarë i heq mërzinë Eli Farës? Nuk është muzika..

By vizional

October 04, 2019

Muzika sigurisht që është pjesë e pandashme në jetën e saj por qenka diçka tjetër që e bën këngëtaren e njohur dhe të dashur nga publiku, Eli Farën, të ndihet më mirë.

 

Dhe sekreti qenka ‘shopping’. Kjo ‘terapi’ duket se e qetëson Elin dhe i heq stresin.

“Për të hequr stresin vetëm pazari më ndihmon”,- ka thënë artistja e ftuar në ‘Ftesë në 5’.

Ajo tregon se shpesh del për të bërë Pazar me vajzën e saj të vetme, Marinën ose me shoqen e saj të ngushtë, këngëtaren Marina Fara.

‘Të dalurit për të blerë për veten më ndihmon të ndjehem më pak e mërzitur dhe më relakson, shprehet këngëtarja.