Çfarë është ky post pa rrogë i Eni Vasilit, i cili u...

Çfarë është ky post pa rrogë i Eni Vasilit, i cili u votua edhe në Parlament

460
0

Disa nga portalet në vend raportuan lajmin se gazetarja dhe autorja e emisionit “Open” në “Top Channel”, Eni Vasili, ka marrë një post të lartë në administratën e Edi Ramës dhe me një shpërblim të majmë.

eni vasili3

Ky lajm na bëri kuriozë dhe ne kërkuam të mësonim më shumë dhe mbi të gjitha donim të dinim sa i majmë ishte shpërblimi që gazetarja kishte siguruar. Informacioni që morëm, në fakt, na rezultoi zhgënjyes. Gazetarja Vasili është propozuar si anëtare e Këshillit të Statistikave, si përfaqësuese e sektorit të medias.

eni vasili4

Këshilli i Statistikave është organ i ngarkuar për mbikëqyrjen dhe mbështetjen e INSTAT-it, në rolin e tij për zbatimin e aktiviteteve statistikore të parashikuara në Programin e Statistikave Zyrtare. Këshilli i Statistikave përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët përfaqësojnë agjencitë statistikore, përdoruesit e statistikave zyrtare, botën akademike, shoqërinë civile dhe medias dhe sipërmarrësit privatë.

 

Eni Vasili

Sigurisht, që puna e gazetarit lidhet mjaft me statistikat dhe gazetarja Vasili ka një eksperiencë të gjatë në fushën e medias dhe emisioneve televizive, që shpesh përdorin të dhënat statistikore. Surpriza na rezultoi në faktin se ky nuk është një post pune dhe as një post në administratë, por mund të konsiderohet një kontribut, pasi nuk ka as rrogë dhe as shpërblime.

enivasili

Mesa duket, gazetarja Eni Vasili ka pranuar të jetë anëtare në një këshill, edhe pse nuk ka asnjë pagesë, thjesht për të dhënë eksperiencën e saj si gazetare. Vendimi nr. 656, datë 31.10.2018, thotë që nuk ka shpërblime dhe pagë mujore, por vetëm një pagesë për shpenzime prej 100 mijë lekësh të vjetër. Keshilli mblidhet 4 herë në vit. Nëse fondi i shpenzimeve do quhej shpërblim, gazetarja do fitonte vetëm rreth 300 euro në vit nga posti i rëndësishëm. Mesa duket, nuk qenka aq i rëndësishëm sa thonë.