Simptomat e helmimit ushqimor janë të ndryshme për çdo person. Disa përjetojnë spazma në stomak, kurse të tjerë të vjella dhe diarre. Marrje mendsh dhe dehidratim janë gjthashtu simptoma të helmimit ushqimor.
Çaj mente
Mentja është shumë efikase për ata që vvuajnë nga helmimi ushqimor pasi qetëson spazmat dhe dhimbjet. Për dhimbjet e stomakut, përgatisni një filxhan çaj me mente.
Uthull molle
Uthulla e mollës qetëson traktin gastrointestinal për shkak të natyrës së saj alkaline. Është perfekte për të parandaluar shumimin e mikroorganizmave që shkaktojnë helmimin ushqimor.
Ujë
Diarreja është një nga efektet e helmimit ushqimor. Gjatë kësaj kohe, trupi tenton të humbasë ujë dhe të dehidratohet. Pirja e ujit ndihmon trupin të hidratohet. Gjtihashtu eliminon toksinat dhe bakteret e tjera dhe do të përshpejtojë shërimin.
Limon
Aciditeti i limonit vret bakteret e këqija duke përshpejtuar shërimin nga helmimi ushqimor. Përgatisni një lëng me limon, ujë dhe shtoni pak mjaltë. Mund të shtoni limon edhe në çajin tuaj mem ente.
Mollë
Mollët kurojnë urthin dhe parandalojnë acidin refluks. Ato përmbajnë gjithashtu disa substanca që eliminojnë bakteret shkaktare të diarresë dhe mikroorganizmat që japin dhimbje stomaku.
Banane
Kalumi ndihmon në lehtësimin e efekteve anësore të helmimit ushqimor. Gjithahtu ju ndihmojnë të merrni veten shpejt.
Borzilok
Gjethet e borzilokut të kombinuara me pak mjaltë janë një trajtim efektiv për infeksionet e fytit dhe stomakut. Do të ndjeni lehtësim brenda disa orësh.
Kumin
Farat e kuminit qetësojnë lëngjet e stomakut. Shtoni disa fara kumini në supën tuaj për t’u shëruar më shpejt.
Xhinxher
Xhinxheri është i njohur për efektin e tij kundra sëmundjeve të traktit tretës. Së bashku me një lugë mjaltë, është një trajtim efektiv për dhimbjen dhe trajtimin e inflamacionit.