Çfarë do të bënte nëse do të ulej në karrigen e Ramës?...

Çfarë do të bënte nëse do të ulej në karrigen e Ramës? Nard Ndoka jep përgjigjen epike

426
0

Një nga të ftuarit e emisionit “Casa De Los 3s” mbrëmjen e djeshme në RTV Ora ishte dhe kreu i PDK-se Nard Ndoka. I pyetur nga moderatorja Dajana Shabani nëse një ditë do të ulej në karrigen e kryeministrit çfarë do të bënte u pyet “Karrigen e Ramës do ta laja, do i bëja një lavazh, para se të ulesha”.

 

I ngacmuar nga moderatorja se në çfarë sensi do e lante, deputeti Ndoka u shpreh se “do e lante nga mëkatet, megjithëse edhe për pjesën e higjenës do një dorë”.

 

Nard Ndoka dha përshtypjet e tij dhe për Sali Berishën dhe Fatos Nanon: “Berisha është një personazh që merret diçka prej tij, ka gjëra pozitive. Nano ka qenë një qytetar i mirë, pavarësisht se ishte i papërgjegjshëm, s’kam lidhje as me pijen e tij, pasi ishte pijedashës dhe nuk e marr atë pjesën e vesit, kështu që zgjedh Berishën.”