Çështja ‘Xhafaj’, gazetari dhe zyrtarët e PD tek Krimet e Rënda

Çështja ‘Xhafaj’, gazetari dhe zyrtarët e PD tek Krimet e Rënda

375
0

Ditën e sotme pritet që gazetari Jetmir Olldashi, i cili kreu investigimin dhe audiopërgjimin mës “Dëshmitarit X” dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, të dëshmojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Olldashi do të dëshmojë sot në orën 10:00, në të njëjtën kohë kur janë thirrur pranë Akuzës edhe deputetët e PD, Ervin Salianji e Ankelejd Alibeaj, si dhe eksperti ligjor, Gazmend Bardhi. Dy ditë më parë, Olldashi shpjegoi publikisht itinerarin e ndjekur gjatë një investigimi, sipas tij, mbi çështjet e trafikut të narkotikëve në Vlorë. Mësohet se gazetarit Olldashi do t’i kërkohet edhe materiali bruto i audio-regjistrimit mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt.