Çështja e Teatrit, Ndrenika dhe artistët në zyrën e Metës

Çështja e Teatrit, Ndrenika dhe artistët në zyrën e Metës

348
0

Çështja e godinës së Teatrit Kombëtar është kthyer sërish në vëmendje, ndërsa sot një përfaqësi artistësh, kryesuaer nga aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika ka patur një takim me presidentin Meta në presidencë. Ata e njohën Presidentin Meta me shqetësimin e tyre dhe të komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, që është kthyer sëfundmi në një debat publik. Presidenti Meta, pasi i dëgjoi me vëmendje shqetësimet e tyre, theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm e të transparencës për këtë çështje të rëndësishme, në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.