ÇËSHTJA E JETËS/ Orët e ankthshme nga vendimi final, ja ç’po bën...

ÇËSHTJA E JETËS/ Orët e ankthshme nga vendimi final, ja ç’po bën tani Saimir TAHIRI

338
0

Kanë mbetur edhe pak orë nga vendimi final që do të japë gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Gjatë kësaj kohe që trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin, Tahiri nuk ka preferuar të largohet por ka vendosur të presë deri në fund me durim, edhe pse këto janë orët më të ankthshme të jetës së tij.

 

Ish-ministri është ulur në kafen përballë gjykatës ku e shoqërojnë dhjetëra simpatizantë e mbështetës.

 

Janë ata njerëz të cilët, që nga fillimi nuk e kanë braktisur Tahirin dhe kanë besuar në pafajësinë e tij.

 

“Kjo çështjë është jeta ime”, është shprehur sot ish-ministri në Gjykatë duke evidentuar mungesën e provave që do mund të faktonin akuzat e ngritura ndaj tij.

 

“Nëse ka prova, shkoj vetë në burg”, ka pohuar Tahiri i cili edhe sot, ashtu si herën e kaluar e ka mbrojtur vetë veten, pavarësisht se kishte në krah një avokat me përvojë e të suksesshëm si Maks Haxhia.