‘Ç’është kjo ftesë moj, ça janë këto emisione’, Mimoza Ahmeti irritohet me...

‘Ç’është kjo ftesë moj, ça janë këto emisione’, Mimoza Ahmeti irritohet me gazetaren se i ndërpreu fjalën për të dhënë reklama

358
0

Poetja dhe pedagogia shqiptare Mimoza Ahmeti, është nga ata persona që nuk e shohim shpesh nëpër intervista. Poetja së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Pasdite e Kuqe” me gazetaren Gerta Gixhari, në RTSH. Teksa po fliste për librin e saj, gazetarja i ka ndërprerë fjalën pedagoges, pasi ishte koha e reklamave. Ka qenë pikërisht ky moment që ka irrituar pedagogen, e cila nuk i ka pëlqyer që i ndërprenë fjalën për të dhënë reklama.  “Po çështe kjo ftesë moj më qafsh, paj zotin, ça janë këto emisione. Më falni aa! Drejt për drejt je?! A më fal të kërkoj ndjesë, por nuk ftohet një personalitet për t’i prerë fjalën se erdhi reklama e erdhi tjetra”, tha ajo

Ndërkaq gazetarja është habitur, por i është përgjigjur edhe qetësisht duke thënë se ajo mund të thotë çfarë të dojë pasi ka mendimin e saj.