Ceka: OSBE duhet të ikë! U bë pjesë e ndërtimit të aparatit...

Ceka: OSBE duhet të ikë! U bë pjesë e ndërtimit të aparatit kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve

312
0

Arkeologu dhe ish-ministri i Brendshëm Neritan Ceka i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se OSBE është pjesë e ndërtimit të aparatit kriminal të vjedhjes së votave.

Ceka: Del përfaqësuesi i OSBE-së dhe del e thotë mos pengoni zgjedhjet dhe  nuk pyet ” KQZ ka cuar ndonjë shkresë që do të vazhdojë” nuk ka cuar. Si mund të veprojë policia, kjo nuk është handikap, por është pjesëmarrje në krim.  OSBE është bashkëpunëtore e ndërtimit të të gjithë këtij aparati kriminal. E them 100 herë dhe nuk trembem fare. Kam thënë duhet të iki OSBE-ja sepse është pjesë e ndërtimit të aparatit krimianl të vjedhjes së votave për interesat e tyre.