HOROSKOPI

Ç’duhet të bëjë një femër DASH kur e ka të dashurin AKREP!

By admin

May 07, 2020

Si fillim po ju bëjmë një përmbledhje të shkurtër. Një grua Dash është shumë pasionante, njësoj si një mashkull Akrep. Bashkë ata mund të formojnë një skuadër perfekte. Gjithsesi, duke qenë se zotërohen nga planete të kundërta –Zjarr dhe Uji- natyrat përkatëse shpesh bien ndesh me njëra tjetrën. Për ta bërë romancën të funksionojë, të dy duhet ta lënë pas egon që kanë dhe të punojnë me sjelljet e tyre që udhëtimi të jetë i butë dhe i ëmbël.

Gjithsesi, dashuria dhe logjika nuk ecin në një vijë të drejtë apo jo? Ti e ndjen që je kokë e këmbë e dashuruar me një Akrep dhe gjithçka mund të bësh është t’i fitosh zemrën atij.S’të vëmë faj. Ka kaq shumë gjëra që e bëjnë për vetë një grua tek mashkulli i kësaj shenje.

Inteligjenca, misterioziteti dhe karizma e tij janë thjesht të parezistueshme. Ai është partneri ideal për ditë që do siguri, qetësi dhe dashuri. Pavarësisht sa e pavarur dhe grua e lirë je ti, pasiguritë dhe natyra dyshuese e tij mund të shkaktojë ndryshime në temperamentin tuaj.

Kështu i dashur Dash, mbaj disa shënime nëse s’do që lidhja juaj me një Akrep të ketë probleme!

Ç’duhet të bëjë një femër DASH kur e ka

1. Kontrrollo inatin tënd!

Ndonjëherë nervat dhe inati juaj shpërthyes mund ta lëndojnë dhe e bëjnë atë të pasigurtë. Edhe pse pas pak minutash ti mund të kesh harruar gjithçka dhe të sillesh normalisht, një Akrep nuk do të harrojë kurrë si e bëre të ndihesh. Thjesht do të presë kohën e duhur për t’u hakmarrë.

2. Mbaje lidhjen emocionuese

Çfarë i pëlqen atij tek ty është se nuk je vajzë e mërzitshme. Ti shkëlqen, ke një entuziazëm misterioz që e intrigon edhe më shumë. Gjithsesi, kjo ty duhet të të vijë në mënyrë natyrale, pasi nëse sforcohesh për ta bërë edhe më interesante…Lëre të jetë kureshtar rreth teje. Loja do të bëhet kaq e bukur!

Ç’duhet të bëjë një femër DASH kur e ka

3. Mos u përpiq ta imponosh

Individualizmi dhe natyra paksa kontrrolluese e juaja mund të shkaktojë krisje në këtë kimi perfekte. Ti je e vetëqënderzuar, por mos u përpiq t’i imponosh një mendim tëndin një djali Akrep! Të dy jeni ambiciozë dhe ngulni këmbë tek e juaj, kështu që më mirë dëgjo.

Ç’duhet të bëjë një femër DASH kur e ka

4. As mos të të shkojë ndër mend ta bësh xheloz

Bëj gafë dhe ai do të ta përmend këtë gjest për gjithë pjesën e mbetur të jetës. Nëse keni diçka serioze, ti je e tij dhe kaq. Edhe një buzëqeshje e paqëllimshme e jotja ndaj një të huaji mund ta bëjë Akrepin xheloz dhe të pasigurtë. Lirshmëria që keni me të tjerët e bën të dyshojë se mos ndoshta po e tradhtoni. Ndershmëria dhe përfshirja totale është shumë e rëndësishme për të.

5. Prisni t’ju tregojë vetë.

Ky djalë është mister i gjallë: mendimet, fjalët, veprimet. Çdo gjë që ai bën do të jetë test për durimin tuaj. Jepini pak kohë. Lëreni të qetësojë retë që ka nëpër kokë dhe nëse është bërë për ju s’do vonojë për t’ju suprizuar.

Ç’duhet të bëjë një femër DASH kur e ka

6. Fshiheni natyrën tuaj egocentrike dhe egoiste

Pa u ofenduar, por nëse ka 2 tipare që ju përfaqësojnë janë këto. Nëse partneri Akrep i sheh tek ju këto karakteristika, do ta bëni të largohet në fillim. Nëse ai është i sigurt rreth teje, do të bëjë paqe më këto tipare, por sherret dhe debatet do të jenë gjithnjë aty. Për t’ju shtuar zjarrin, sigurisht.

Credit /anabelmagazine