Lajme

Çdo orë nga 2 mijë kosovarë drejt bregdetit shqiptar

By admin

August 20, 2016

Pushuesit nga Kosova nuk kanë munguar edhe këtë fundjavë në plazhet shqiptare.

Fluksi i madh i tyre ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Morinës.

Mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë kaluar doganën rreth 26 mijë shtetar kosovarë, me destinacion bregdetin  shqiptar.

Ndërsa, përgjatë 24 orëve të fundit, kanë kaluar 46 mijë shtetas kosovarë, duke sjellë trafik të rënduar në aksin rrugor Morin-Kalimash.

Pavarësisht, trafikut të rënduar, të dhënat e policisë flasin për numër të vogël aksidentesh në Rrugën e Kombit nga 1 qershori deri me 16 gusht.