“Çdo mik që më është shndërruar në armik, më ka urryer që...

“Çdo mik që më është shndërruar në armik, më ka urryer që nga dita e parë”, kë thumbon Stresi

218
0

Stresi, kohët e fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale. Reperi shqiptar është në arrati pasi akuzohet nga policia si organizator i protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Menjëherë pas protestës Stresi u fsheh në Kosovë. Më pas Stresi publikoi një foto me valixhe që tregonte se do të largohej në një shtet tjetër.

Së fundmi ai ka ndarë një postim në InstaStory, të cilin e ka shoqëruar me një thënie që duket se është një ‘kunjë’ megjithëse nuk ka dhënë detaje se për kë.

“Çdo mik çdo shok që më është shndërruar në armik. Dijeni mirë. Më ka urryer që nga ditë e parë sepse unë ndoshta përulem para tyre por nuk nënshtrohem sepse jetoj me krenari dhe dinjitet, ju se keni këtë gjë”, ka shkruar ai.

Ky postim ka bërë që të ketë reagime të shumta nga ndjekësit e tij në hapësirën për komente.