HOROSKOPI

Çdo gjë që duhet të dini për shenjat e horoskopit në shtrat

By vizional

October 27, 2022

DASHI

 

Zoti i luftës nuk mendon përpara se të veprojë, ata bëjnë seks, pastaj mendojnë. Dashi kënaqet më shumë duke gjuajtur (ngacmuar) sesa duke kapur. Janë shumë dominues, megjithatë nuk duan një partner të nënshtruar. Dashit i duhet një partner spontan, në jetë dhe në dhomën e gjumit. Nëse në dhomën e gjumit ka rutinë ai do t’i hedhë sytë diku tjetër.

 

 

DEMI

 

Demi sundohet nga Venusi që është i dobishëm kur vjen puna te dashuria dhe seksi. Njerëzit e kësaj shenje janë sensualë, besnikë dhe të besueshëm. Kur bëjnë dashuri (jo seks), është kënaqësia më e madhe fizike dhe natyrore për ta. Demi beson që duhet përdorur romanca për të arritur te seksi. Prej tij mund të prisni lule, dhurata, dreka me qirinj të ndezur.

 

Ata nuk pëlqejnë t’i marrin gjërat me nxitim, në jetë as në seks.

 

 

BINJAKËT

 

Binjakët kanë dy personalitete, ose kështu duket. Ata pëlqejnë të argëtohen dhe të jenë qendra e vëmendjes. U pëlqen të tregojnë histori dhe nuk janë kurrë të merzitshëm. Kanë nevojë për një partner me të cilin të ndihen të gjallë. Ata e duan shumë llojshmërinë, spontanitetin.

 

Bëjeni në një vend ku mund të ndiheni si i mbërthyer.

 

 

GAFORRJA

 

Dashuria dhe seksi shkojnë bashkë përgjithmonë prandaj kujdes Gaforret. Njerëzit e kësaj shenje fillimisht kanë nevojë të ndihen të sigurtë në dashuri, pastaj mund të çlirohen për seks.

 

Gaforret varen nga siguria.

 

 

LUANI

 

Përgatituni për një rrugë të gurtë me Luanin. Ata mund të jenë egoistë, edhe në dhomën e gjumit. Sidoqoftë, Luani është i interesuar për më shumë sesa vetëm seks. Faktikisht, ata duan dashurinë. Luani kërkon gjithashtu edhe miqësi. Njerëzit e kësaj shenje mund të jenë shumë romantikë, sidoqoftë kur vjen puna te krevati, ata duan demonstrim.

 

 

VIRGJËRESHA

 

Virgjëreshat kanë dy personalitete, nga njëra anë janë ‘të pastër’ dhe nga ana tjetër tregohen dhelpra. Ata do t’ju bëjnë të mendoni se janë të këndshëm dhe të pafajshëm, dhe më pas t’ju joshin. Virgjëresha kërkon një lidhje që zgjat, sesa një partner për një natë. Sapo të fejohen, njerëzit e kësaj shenje pëlqejnë të përqafojnë seksin.

 

 

PESHORJA

 

Peshorja ekuilibrohet ndërmjet të qënit joshës dhe një partner i shkëlqyer, gjë që i bën njësh për të kënaqur nevojat tuaja. Nëse ato nuk marrin çfarë duan nga ju, mund të shkojnë diku tjetër, edhe para se t’i japin fund.

 

 

AKREPI

 

Kujdes: Akrepi është shumë posesiv (zotërues). Njerëzit e kësaj shenje ndihen të kërcënuar edhe nëse ju i hidhni vështrimin dikujt tjetër në dhomë. Nga ana tjetër, ata janë besnikë, të besueshëm dhe gjithmonë do të gjenden aty ku ju keni nevojë për ta. Akrepat janë gjithashtu mbrojtës. Ata e dinë që dituria është fuqi. Ata e pëlqejnë (shijojnë) shumë seksin dhe fantazitë e pista.

 

 

SHIGJETARI

 

Shigjetarët janë shumë lozonjarë dhe të patrazuar (moskokëçarës). Edhe atyre u pëlqen të zbukurojnë historitë e tyre. Në dhomën e gjumit janë spontanë dhe aventurierë. Kur e gjejnë “njëshin” e tyre ata i dedikohen plotësisht përsa kohë që edhe tjetri u përkushtohet gjithashtu.

 

 

BRICJAPI

 

Bricjapit i pëlqen të fshehë emocionet e tij, prandaj nuk do ta merrni vesh kurrë nëse janë të dashuruar. Bricjapët udhëhiqen nga paraja dhe e menaxhojnë atë mirë. • Mashkulli Bricjap në shtrat: Pasi ka punuar gjithë ditën e gjatë, mashkulli i Bricjapit do që ta kryejë përfundimisht punën dhe të mos e vrasë më mendjen për të. Mos prisni shumë spontanitet prej tij. Ata zakonisht i mbajnë fantazitë e tyre erotike të pashprehura.

 

 

UJORI

 

Ujori është mjeshtër i të gjitha stileve. Seksi për ta është më tepër një eksperiencë mendore, sesa fizike. Njerëzit e kësaj shenje nuk e kanë qejf shumë lidhjet serioze (zotimet), prandaj mos u nxitoni për dashurinë me ‘D’ të madhe kur jeni me këtë shenjë. Në krevat ata janë shumë zbavitës dhe origjinalë (kreativë). Prisni të mësoni prej tyre gjëra të reja. Shumë Ujorë janë të paduruar, prandaj duan që seksin ta bëjnë të shpejtë dhe shumë të kënaqshëm.

 

 

PESHQIT

 

Peshqit preferojnë të bëjnë çdo përpjekje për të kënaqur partnerët e tyre. Kur kryejnë ndonjë akt intim ata e konsiderojnë atë si një akt romance. Dashurinë e përjetojnë me romancë, sidoqoftë mund të bëhen lehtësisht xhelozë.