
Këngëtarja Barbara Dini prej një javë është larguar nga karantina në Tiranë për tu izoluar me prindërit e saj në banesën e tyre në Shkodër. Ajo është shprehur se çdo e panjohur ngjall frikë ndaj vendosi se do ishte më mirë të qëndronte pranë prindërve të saj.
“Kam rreth një javë u bashkova me prindërit e mi duke qenë se jetojnë në Shkodër. Por kam një muaj e karantinuar. Çdo gjë e panjohur të ngjall frikë ndaj mendova se do ishte më mirë të isha afër prindërve,”– tha ajo në një intervistë për “Shqipëria Live”.
Ndërsa rrëfeu se i rikthehet shpesh kujtimeve me vëllain e ndjerë Ergin së bashku me prindërit e saj. Barbana tha se ai është prezent gjatë gjithë kohës në jetën e tyre dhe në çdo gjë që bëjmë. Këngëtarja tregoi se të dy ishin natyra të ndryshme edhe përsa i përket preferencave muzikore por se të dy e donin të bukurën.
“I rikthehem shpesh kujtimeve me Ergin. Është një pjesë që të bën ti përjetosh edhe njëher ato momente por edhe të shkakton mërzi. Sigurisht është prezent në çdo lloj gjëje dhe në çdo lloj bisede. Në përgjithësi kemi qenë natyra të ndryshme dhe përsa i përket prefrencave muzikore. Por gjithmonë kemi qenë fansa të së bukurës dhe muzikës së mirë,”- shtoi ajo.
Barbana i dërgoi edhe një mesazh shqiptarëve: “Ju uroj të gjithëve të jenë sa më mirë. Ngushëllimet për ata që kanë humbur njerëzit e dashur dhe urojmë që këtë situatë ta kalojmë sa më lehtë.”