Një alarm për bombë është dhënë nga qytetarët tek bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë.
Një çantë e dyshimtë ka vënë në lëvizje policinë, ndërsa është vendosur perimetri i sigurisë.
Rreth orës 12:50 u bë shpërthimi i kontrolluar dhe rezultoi se ishte alarm fals.
Çanta kishte pasur brenda vegla pune.
Në lidhje me çantën e konstatuar në asfalt, në rrugën “Dedë Gjo Luli” , ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse ju informojmë se:
Pas mbritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozit, është bërë kontrolli i saj ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por sende personale pune.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo çantë është lënë gabimisht në rrugë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.