Çamëria vazhdon me sukses përfaqësimin ndërkombëtar me Futbollin

Çamëria vazhdon me sukses përfaqësimin ndërkombëtar me Futbollin

651
0

Mbas themelimit të Federatës së Futbollit të Çamërisë në Hagë të Hollandës, turneu i parë ndërkombëtar që ajo zhvilloi ishte “Turneu ndërkombetar i Futbollit” në qershor të vitit 2017. Ky turne ndërkombëtar i futbollit u organizua nga UNPO (Organizata e popujve të papërfaqësuar në OKB). Në këtë eveniment morën pjesë ekipe nga e gjithë bota dhe konkretisht, Ëest Papua, Kurdistan, Kameruni i Jugut, Nepali, Çameria etj. Turneu që u zhvillua ishte shumë interesant dhe ekipet pjesëmarrëse demonstruan vlerat më të spikatura e tradicionale të vendeve që përfaqësonin. Në finale dolën ekipet e Çamërisë dhe Kamerunit të Jugut dhe u fitua me rezultatin 3-2 nga ekipi simpatik i Çamërisë i cili me këtë rast theu dhe nje rekord.

Image preview

Ishte hera e parë që një ekip debutues fitonte trofeun. Përfaqësuesja e Çamëris përbëhej kryesisht nga djem të talentuar nga Vlora si Haruni dhe nga Kavaja Puja, Brahimaj, Efica, Hoxha, dy nga qytetet m me traditë të sportit më popullor në vendin tonë, futbollit. Ekipi bëri lojra shumë të bukura ku u gërshetuan mjaft bukur temperamenti dhe agresiviteti Vlonjatët me elegancn, finesën e teknikën brilante Kavajase. Ekipi drejtohej nga Presidenti i Federatës së Futbollit të Çamërisë Z. Arben Arkaxhiu dhe trajneri i talentuar Kavajas Prof. Ndriçim Kashami i cili spikati veçanërisht për bagazhin e pasur tekniko-taktik. Duke patur një zhvillim kaq dinamik Conifa (Organizata e Futbollit e popujve të pa perfaqësuar në FIFA) me seli në Suedi tani numëron 64 anëtarë, organizoi kampionatin europian të futbollit nga 1-10 Qershor në Nagorni Karabak.

Image preview

Përfaqsuesja e Çamërisë megjithëse u njoftua me vonesë për pjesëmarrjen me një organizim shumë profesional arriti që në një kohë rekord të ishte e gatshme për të marrë pjesë në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm ndërkombëtar. Prezantimi i përfaqsueses së Çamërisë ishte mjaft dinjitoz. Ajo e beri për vete publikun vendas me lojërat e bukura që zhvilloi ku u kurorëzua me kupën si ekipi që bëri lojërat më të bukura.

Image preview

Në gjysmëfinale mbas një loje dhe shtese 120 min me një lojtar më pak ekipi u eleminua me penallti nga Abchazia 7-8. Në datat 7-17 korrik në Nice të Francës zhvillohet kampionati i tretë europian i organizuar nga Conifa, Çamëria bën pjesë ne grupin e katërt (grupi hekurt) bashkë me ekipet e Padanias dhe Armenisë perëndimore, ekipe shumë të forta që e kanë fituar me parë këtë kompeticion. Shpresojmë që prezantimi ynë do jetë mjaft dinjitoz dhe rezultativ, këtë e thotë me bindje stafi teknik i drejtuar me profesionalizëm nga trajneri Bardhyl Minxha.

 

Pregatiti: G.Agaj