Calavera: BE pret që në Shqipëri të fillojë dialogu

Calavera: BE pret që në Shqipëri të fillojë dialogu

396
0

 

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera deklaroi se Bashkimi Europian pret që në Shqipëri të fillojë dialogu ndërpartiak në mënyrë konstruktive.

Deklarata e saj, erdhi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, që të përparojë me shpejtësi në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it.

“Ndërkohë që BE pret që dialogu ndërpartiak të rifillojë në mënyrë konstruktive. Është shumë e rëndësishme për qeverinë që të përparojë me shpejtësi në zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it nën kompetencën e saj të drejtpërdrejtë. EUinAlbania”,- shkruan Calavera në Twitter.

Calavera në kuadër të vizitës dy ditore në Tiranë u takua të enjten me kryeministrin Edi Rama.

Diskutimi mes tyre u përqendrua në përparimin e Reformës në Drejtësi dhe në prioritete të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e KE-së në Shqipëri./