Lajme

Çaji i luledeles kundër kollës dhe bronkitit, si ta përdorni për shëndetin

By vizional

February 11, 2021

Luledelet sjellin shumë buzëqeshje tek të rritur e fëmijë. Prania e tyre në lëndina lajmëron ardhjen e pranverës, ndërkohë që çdo petale fluturon në ajër bashkë me dëshirat e rrëfyera në fshehtësi.

 

Luledelet nuk janë të bukura vetëm për sytë apo për kurorat më të bukura. Ato mund të përgatiten edhe si çaj freskues dhe gjallërues për organizmin.

 

Çaji i luledeles kundër kollës dhe bronshitit

Ky çaj ndihmon kundër shumë infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes siç është bronshiti, kolla apo sinoziti.

 

Përgatitja e këtij çaji është shumë e thjeshtë.

 

Mjafton të mblidhni një tufë me lule dhe t’i mbani në një pjatë plastike buzë një dritareje të ndriçuar mirë nga dielli.

 

Lulet kanë nevojë për 2 ditë për t’u tharë plotësisht.

 

Pasi të thahen ju mund t’i mbani në një kavanoz qelqi ose t’i përdorni si çaj.

 

Për çajin mund të përdorni edhe lule të freskëta por në sasi të dyfishtë.

 

Për përgatitjen e çajit ju nevojiten: 250 ml ujë të nxehtë dhe një tufë me luledele.

 

 

Ziejeni ujin dhe më pas hiqeni çajnikun nga zjarri.

 

Shtoni lulet dhe mbylleni kapakun.

 

Lërini në çajnik për 10 minuta dhe kur uji të ketë marrë një nuancë të verdhë të çelët, kullojeni me një napë të pastër.

 

Çajin pijeni menjëherë sapo të jetë ftohur pak.

 

Doza e rekomanduar e këtij çaji është tre filxhanë të vegjël në ditë.

 

Vlerat e luledeles për shëndetin

Luledelet përmbajnë shumë vajra esencialë të cilët lëshohen në ujë dhe ndihmojnë kundër të ftohurës e bronshitit.

 

Kjo lule mund të përdoret edhe për të stimuluar oreksin por edhe për të përmirësuar tretjen.

 

Çaji i luledeles është efikas kundër diaresë dhe në disa raste edhe kundër konstipacionit.

 

Luledelja mund të përdoret edhe në kuzhinë.

 

Gjethet, lulet dhe petalet kanë një shije të këndshme dhe për rrjedhojë ato mund të përdoren në supa e sallata.