Burri më i vjetër në botë, Bob Weighton, ka humbur jetën nga kanceri në moshën 112 vjeçare.
Weighton, nga Alton, Hampshire, u bë burri më i vjetër i botës, pasi ish-mbajtësi i rekordit Chitetsu Watanabe, nga Japonia, ndërroi jetë në shkurt, në moshën 112 vjeçare.
Stërgjyshi i 25 personave jetoi në dy luftërat botërore, pandeminë e vitit 1918, ngritjen dhe rënien e BRSS dhe krijimin e internetit.
Ai humbi jetën për shkak të një tumori në mushkëri, pavarësisht se nuk piu asnjë herë të vetme duhan.