Burri i Shpresa Bërdëllimës: Nuk donim të iknim nga Shqipëria, na organizuan...

Burri i Shpresa Bërdëllimës: Nuk donim të iknim nga Shqipëria, na organizuan prapaskena

357
0

Arian Miluka është një emër i njohur i cirkut shqiptar. Ai ka qenë i ftuar në programin ‘Vizioni i pasdites’ ku foli për punën e tij në Shqipëri dhe Belgjikë ku jeton prej vitesh. I njohur edhe si bashkëshorti i aktores së ndjerë Shpresa Bërdallima, ai rrëfeu se u larguan nga Shqipëria në kulmin e karrierës, të detyruar nga rrethanat, por jo nga dëshira.

“As unë, as Shpresa nuk kemi dashur të largohemi. Plasën dy bomba: bomba e parë ishte sepse për arsye xhelozie, se nuk kam qejf shumë, po nejse në mënyrë shumë të kufizuar do transmetoj diçka. U krijuan kushtet sesi mund të pengoheshim”, tregon Miluka. Ai tregoi se si u krijuan rrethanat që nxitën largimin e tyre, te cilat ishin jo dhe aq momentale sa te planifikuara:

“Unë duhet të largohesha jo si regjisor, por i emëruar si akrobat. Ashtu ishte dëshira e disave që e organizuan këtë prapaskenë. Shpresës, e cila në atë kohë do të shkonte me estradën në Zvicër, iu hoq emri.”