Burri i rëndë

Burri i rëndë

752
0

Nga Bejdo Malo

 

Burri i rëndë. Këto tre fjalë në Përmet përshkruajnë një burrë serioz, që flet pakë, që  humorin e ka të mbehtë, që mban fjalën, që respekton miqësinë por hijen e ka të rëndë prej autoritetit që përcjell, por thellë në shpirt është një njeri që zgjidh hall, i del punës për zot, ka shumë siguri dhe drejtësi në atë që bën. Kështu do ta përshkruaja Çelën , se kështu i thonë të gjithë ata që e njohin. E kam fjalën për Ardian Çelën drejtorin e OSHEE-së. Lagjia e Kombinatit, ishte një prej lagjeve më problematike për energjinë. Më saktë edhe para  dy vjetësh furnizohej me energji, nga kabinat e vitit 1951, linjat ajërore ishin me shtylla të vjetëra dhe tela bakëri qe kishin disa dhjetra vjet që përcillinin rrymë. Por tani ka një tablo tjetër. Një lagjeje me një shtrirje të madhe dhe  prej 60 mijë votuesish energjia si pritet më. Fideri tetë u vu i ri, kabinat u ristrukturuan të gjitha, linjat e 35 kilovoltshit u shrinë cep më cep, kabllot u futën në tokë sipas teknologjisë bashkëkohore. Një investim me pëermasa të mëdha që ka krijuar një tablo të re. Kam degjuar shumë banorë të kesaj lagjeje që thonë se Çelën  e duam deputet. Ai ka bërë investimin e vetëm serioz në të mirë të ktyre banorëve. Por unë përmenda një të njëmijtën e investimeve të Celës dhe stafit të tij. Kreu i OSHEE, keto lloj investimesh i ka shtrirë jo vetem në Tiranë por kudo edhe në ato fshatra ku ka një apo dy shtëpi.mos harrojmë se Çela u ul në karriken e drejtorit kur OSHEE, ishte berë mollë sherri dhe akuzash e kundër akuzash nga politika. Avash avash, butë butë, me qetesinë e maturinë që e karajterizon ketë burrë të rëndë gjerat filluan të ndryshojnë deri sa kemi mbrritur në ndryshime rrenjësore. Ai mori një ndërrmarrje hiç dhe e ktheu në një super kantjer pune dhr shërbimi për tërë familjet shqiptare. Ndryshii mentalitetin dhe metoden e punës katërcipërisht. Mr autoritetin e tij krijoj staf, menaxhoi sutuata të vështira, pastaj filloj punë seriozisht. Pengesa vështirësi dhe probleme ka sa të duash. Por Çela demostroi se është mbi këto probleme. Ka zgjidhur aqë shumë sa tani kjo ndërrmarrje shumë e veshtirë është vënë në rrugë të është vendosur “treni” OSHEE-në në shinat e duhura. Çela është unik në atë që përcjell. E do punën. Është egzigjent dhe korrekt. Një burrë që fjalës u thotë fjalë.

Shperndaje