Burri e akuzoi për tradhti, gruaja i nxjerr të palarat: Unë naivja,...

Burri e akuzoi për tradhti, gruaja i nxjerr të palarat: Unë naivja, më çoje te shtëpitë e të dashurave, ato i çoje…

448
0

Akuza për skandale seksuale brenda familjes, që nga dhuna tek tradhtia bashkëshortore e deri tek sherret pas divorcit. Të dy ish-bashkëshortët po përballen sot live në studion e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në “News24”. Kastriot Mustafallari ndodhet përballë ish-gruas së tij, Marjetës, të cilën e akuzon për tradhti gjatë kohës që ishin të martuar. Akuzat e Kastrotit shkojnë edhe më tej, pasi ai pohon se Marjeta ka shkruar me djalin e saj, shkruan ‘BalkanWeb’. Ishte pikërisht Kastriot Mustafallari ai që iu drejtua studios së emisionit ‘Me zemër të hapur’ ku bëri publike historinë e jetës se tij. 56-vjeçari nga Berati hodhi akuza të forta ndaj ish-bashkëshortes, ndërsa e akuzoi atë se kishte shkatërruar familjen, e kishte turpëruar dhe tradhtuar me një person brenda familjes duke shkaktuar jo vetëm një skandal seksual, por duke shkatërruar jetën e djemve. Sipas Kastriotit ish-bashkëshortja duke përdorur të birin, e kanë dhunuar atë dhe banesën në të cilën vazhdon të jetojë edhe pas divorcit. Ai kërkonte ndihmë dhe urdhër-mbrojtje që të jetonte i qetë së bashku me nënën e tij një grua e moshuar 86-vjeçare. Ndërkohë, në studion e emisionit, ish-bashkëshortja e tij pohoi se asgjë nuk është e vërtetë. Sipas saj personi që ka kryer skandale seksuale është pikërisht Kastrioti. Ajo thotë se është dhunuar prej tij gjatë gjithë martesës dhe është 56-vjeçari që e kishte kthyer jetën në një ferr për të, për djemtë dhe për prindërit e tij. “Unë jam një nënë e djegur. Më ka vdekur djali. Ne nuk kemi pasur asnjë lloj problemi. Problemi ka qenë vetëm ky në familje (Kastrioti) Atij nuk i shkel asnjë njeri në shtëpi. Ai është imoral vet dhe shpik vet gjëra. Atë e njeh gjithë zona, dhe për hatër të djalit nuk e kam sharë kurë. Kam mbajtur një shtëpi në kokë. Kam qenë gjithmonë e ngarkuar. Kam qenë kafshë shtëpie, mbaja 4 pleq, kemi qenë në fshat. Ky rrinte në klub tërë ditën. Për abuzimin që ai thotë, se kjo më vret më shumë dhe të më tregoi mua se si ka ndodhur. Ai nuk është njeri. Kur një njeri nuk do fëmijën e tij, ça mund të pres unë nga ai. Edhe me prindërit ai është sjell kështu. Ish-burri im shkonte me femra të tjera, i çonte në plazh, dhe në hotel. Ato ishin rrugaçe. Por nuk kemi pasur gjëra të tilla në familje. Më çonte edhe tek shtëpitë e atyre shoqeve që përdorte për ashtu (seks) Nuk e dija. E doja, isha naive. Sakrifikova për dy fëmijët e mi.”, tha Marjeta, shkruan ‘BalkanWeb’.