Buraku probleme me gruan, shkak roli i tij i ri; Ja ankesat...

Buraku probleme me gruan, shkak roli i tij i ri; Ja ankesat e Fahriyes

385
0

Ndonëse në javët e para, pak pasi djali i tyre kishte ardhur në jetë, Burak Ozçivit  dhe bashkëshortja e tij Fahriye, pohuan se do të shkëputeshin nga projektet për t’iu përkushtuar rritjes së vogëlushit. Megjithatë propozimit për të qenë aktori protagonist i një prej serialeve më të ndjekur turk, Burak nuk mund t’i thoshte jo.  Burak do luajë rolin e Osmanit, djalit të Ertugrul e duket se puna intensive me orare të zgjatura, krahas lodhjes i ka sjellë dhe probleme me bashkëshorten, 34-vjeçarit.

Ajo tha në një intervistë për mediat turke se Burak largohet për më shumë se 13 orë nga shtëpia dhe nuk kalon kohë pranë saj e djalit pesë muajsh.  Teksa tregoi se djali i tyre ka nevojë për figurën e të atit, ajo tha se shpreson që Burak dhe produksioni të gjejnë një zgjidhje.

Megjithatë Fahriye ka gjetur një zgjidhje në këto kushte duke komunikuar me bashkëshortin me videotelefonata e i dërgon shpesh video të djalit, për të mos humbur gjithçka nga përditshmëria e tij.