Buna del nga shtrati, rritje të nivelit të ujit nga prurjet e...

Buna del nga shtrati, rritje të nivelit të ujit nga prurjet e shkarkimet në të gjithë Shkodrën, evakuuohen mbi dhjetë mije familje

146
0

Gjatë ditës së fundit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka një rritje të nivelit të ujit nga prurjet, shkarkimet, reshjet në të gjithë territorin në Shkodër.

 

Bashkia e Shkodrës bën me dije se janë rritur së tepërmi nivelet e lumenjve.

 

Mësohet se lumi Buna ka dalë nga shtrati, ndërsa rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperendimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.

 

Gjatë mbrëmjes në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera.

 

Forcat zjarrëfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë të cilat kanë patur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave.