Bujar Qamili thyen atmosferën e rënduar nga COVID-19 në Shkodër, koncert në rrugët e qytetit

Qyteti i Shkodrës është një ndër më të prekurit nga COVID-19 në Shqipëri, pasi sipas ministrisë janë 52 qytetarë të infektuar. Por edhe pse i gjithë qyteti është në karantinë, artistët nuk janë dorëzuar.

Banorët e Shkodrës duke ndjekur koncertin nga dritaret

Këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili këtë pasdite ka krijuar një atmosferë ndryshe në rrugët e qytetit, pasi ai ka zhvilluar një koncert. Këtë herë publiku nuk ishte afër tij për t’i dhënë duartrokitjet, por të gjithë nëpër ballkone shijuar këngët e Bujar Qamilit.

 

Koncerti që përkon edhe me festën e Pashkës është titulluar “Dhuratë për Shkodrën”, pasi ai u ka dhuaruar banorëve të qytetit të tij disa minuta relaksi dhe i ka shkëputur nga situata që po përjetojnë me koronavirusin.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *