Bujar Muça: Ka ardhur koha për një ndryshim

Bujar Muça: Ka ardhur koha për një ndryshim

1369
0

“Ka ardhur koha për një ndryshim”. Vlerësoi kështu pasditen e djeshme gjatë takimeve me banorët e fshatrave të Belshit, kandidati për deputet i partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Bujar Muça. Sipas tij, Dumreja është një nga zonat më të begata përsa i përket bujqësisë, por ka munguar dëshira e shtetit për të investuar. Z. Muça premtoi para banorëve angazhimin e tij maksimal dhe të të gjithë deputetëve të kësaj force politike, që kjo zonë të marrë vëmendje të veçantë. Për këtë ai u kërkoi që t’i besojnë votën dhe më 25 Qershor të votojnë nr. 13.