Bujar Muça: Jam për një politikë pranë qytetarit

Bujar Muça: Jam për një politikë pranë qytetarit

8151
0

Bujar Muça, kandidon për herë të parë në qarkun e Elbasanit, i dyti në listën e PDIU-së. Vjen nga fusha e biznesit, nga një biznes i fuqishëm, ku ka treguar se suksesi vjen nga puna, korrektësia, disipilina dhe përkushtimi. Ka studiuar për juridik, dhe tashmë ka vendsour t’i hyjë politikës, pas ftesës së PDIU-së. Për zotin Muça, vendi, institucionet duhen të përbëhen nga njerëz me integritet. Nga një model i suksesshën biznesi, tashmë do të shohim një model të ri politikani në tempullin e demokracisë. Me një vizion të ri për politikëbërjen, zoti Muça thotë se ka ardhur koha që politika të jenë pranë qytetarit.

 

Zoti Muça, ju kandidoni nën siglën e PDIU-së në këto zgjedhje parlamentare. Pse vendosët të përfaqësoni pikërisht këtë forcë politike?

Është e vetmja forcë, e cila në themel të saj ka çështjen e identitetit shqiptar, të cilin e çmoj dhe gjykoj, pasi është gur themeli për një vend. Dashuria ndaj atdheut është pika kyçe për një vend të qëndrueshëm ekonomikisht dhe politikisht.

 

Cili është mesazhi juaj për votuesit dhe qytetarët e qarkut të Elbasanit?

Si shumë të tjerë, edhe unë jam pjesë e të zhgënjyerve ndër vite nga politikat e gabuara. Mendoj se politika është një çështje tepër serioze për t’ua lënë në dorë politikanëve. Gjykoj që vendi, institucionet, duhet të përbëhen nga njerëz me integritet, njerëz të cilët në jetën e tyre kanë treguar se e mira e të gjithëve është edhe e mira individuale.

 

Kush është Bujar Muça, dhe çfarë do të bënit ju ndryshe në politikë?

Nuk jam një politikan i mirëfilltë, por një njeri që mbi të gjitha e sheh si detyrim dhe obligim respektin ndaj ligjit, vendit, dhe shërbimin ndaj qytetarëve. Pra, jam për një një politikë pranë qytetarit.

Intervistoi: Eglantina Alliaj

 

 

 

 

Shperndaje