Lajme

Buffon rikthehet në shtëpi, nënshkruan kontratë 1-vjeçare

By vizional

June 28, 2019

Vetëm pak kohë më parë Portali Vizion, paralajmëroi një rikthim të mundëshëm të legjendës së portës juventine Luggi Bufon. Ja ku vjen edhe konfirmimi zyrtar . Buffon do të luajë sërish për Juventusin.

Sipas gazetarit, Romeo Agresti, korrespondent i Juventusit për Goal, Gianluigi Buffon do të kthehet te “Zonja e Vjetër”.

Agresti thotë se Juventusi tashmë ka arritur marrëveshje me Gianluigi Buffon duke nënshkruar kontratë 1-vjeçare dhe do të fitojë 1.5 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Buffon i dha lamtumirën Juves vitin e kaluar për të shkuar te PSG-ja, nga ku u largua këtë verë pas përfundimit të kontratës.

Juve po punon shumë që sezonin e ardhshëm, të forcojë skuadrën dhe t’ia dalë të rrëmbejë Champions Leaguen me Cristiano Ronaldon dhe Buffon ëndërron që ta fitojë trofeun që ka ëndërruar gjithmonë