Buffon: Ndihem krenar me tifozët e këtij ekipi kundërshtar nga Serie A

Buffon: Ndihem krenar me tifozët e këtij ekipi kundërshtar nga Serie A

428
0

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon ka falënderuar tifozët e Fiorentinës për pritjen që i bënë ekipit në ditën e varrimit të Davide Astorit. Juventus dhe Fiorentina kanë rivalitet të ashpër mes tifozerive. Por, ardhja e ekipit nga Torino në Firencë në ditën e varrimit të Astorit u prit me duartrokitje nga tifozët e Fiorentinës. “Të shkojmë në Firencë nuk është asnjëherë e thjeshtë për ne të Juventusit”, deklaroi Buffon për mediat italiane. “Por, pas ardhjes tonë, kur i kemi parë tifozët duke na duartrokitur dhe falënderuar, ishte shumë e bukur. Prezenca jonë i ka bërë të mos ndihen të vetmuar dhe për këtë arsye ndihem krenar”, u shpreh ai.