Lajme

Brokoli ndihmon luftimin e inflamacioneve

By vizional

May 22, 2017

Brokoli është ndër perimet më të rekomandueshme të cilat duhet të jenë çdo herë pjesë e tryezës suaj, për shkak të vlerave të larta ushqyese dhe numrit të madh të vitaminave dhe mineraleve. Shumë inflamacione të organizmit të cilat shfaqen si rezultat i dietave të varfra apo mungesës së ujit, mund të reduktohen dhe të parandalohen duke konsumuar në vazhdimësi brokoli që gjithashtu parandalon edhe krijimin e kancerit. Brokoli është antioksidant i pasur me një numër të madh të vitaminave si Vitamina A, B-12, C, D, është e pasur me magnez, hekur, kalcium dhe shumë përbërës të tjera të cilët ndihmojnë shumë funksionimin normal të organizmit. Edhe pse nuk përdoret aq shumë në vendin tonë, është plotësisht i rekomandueshëm për të luftuar çdo lloj parregullsie në organizëm.